01

Fish City

Qendra e përpunimit të prodhimeve të peshkimite pajisur me numër CEE 50AL me një sipërfaqe totale prej 105127 m2, dhe sipërfaqe përpunimi prej 25532.57 m2. Fish City është kompleksi më i madh i përpunimit të prodhimeve të peshkimit për açugen në kripë, açugen e marinuar dhe të ngrirë skumer në vaj si dhe të karkalecit boreal të veriut Pandalus borealis dhe karkalecit të thellësisë së Adriatikut Parapeaneus longirostris. Gjithashtu, në Fish City përpunohen prodhimet e ngrira të kallamarit, sepje, oktapod etj. Në Fish City prodhohet mielli i dhe vaji i karkalecit si dhe përpunohet kastraveci i detit (Holothuriaspp). Fish City ka kapacitet magazinues në ngrirje të thellë -22 ⁰C prej 2500 ton.
02

Stabilimenti Shëngjin

Qendra e përpunimit te peshkut e pajisur me numër CEE AL27 për produktet e peshkimit dhe akuakulturës ka një sipërfaqe totale prej 2381m2 nga te cilat stabilimenti i përpunimit ka një sipërfaqe prej 465 m2. Ky stabiliment përpunon peshkun e freskët që vjen nga flota Rozafa me qendër në Portin e Shëngjinit si dhe karkalecin e thellësisë (Parapeaneus longirostris) për tregun spanjoll dhe prodhimet e ngrira për tregun italian.
03

Stabilimenti i përpunimit Përrenjas

Stabilimenti i përpunimit Përrenjas me sipërfaqe 10 287.3 m2 dhe sipërfaqe përpunimi prej 1090 m2. Në Përrenjas përpunohet karkaleci boreal i veriut (Pandalus borealis) dhe açuges. Kjo është një qendër e re në proces investimi ku janë të punësuar deri tani 200 punëtorë.
04

Qendra Rozafa Çekrez, Gramsh

Qendra Rozafa Çekrez, Gramsh me sipërfaqe të përgjithshme 28 960 m2 dhe sipërfaqe përpunimi prej 4 185.48 m2. Kjo është një qendër e re në proces investimi ky Rozafa shpk po investon në fabrikën e prodhimit të ushqimeve për akuakulturë detare dhe ujëra të brendshme dhe blegtorinë.